Nga Shqipëria / E Diel 24 Tetor 2021, 09:09

‘A të shikon Ledri si Donaldi Borën?’, Sara nxjerr videon që i thotë të gjitha

Bora Zemani dhe Donald Veshaj u takuan mbrëmjen e të premtes në “Big Brother VIP”. Takimi i tyre nisi me një përqafim të gjatë, u shoqërua me shumë emocione dhe u mbyll me një puthje.

Ky moment është bërë viral kudo në rrjet dhe teleshikuesit janë bindur që dyshja e duan marrëzisht njëri-tjetrin.

Së fundmi, Sara Hoxha ka bërë një bisedë virtuale me ndjekësit në rrjete sociale dhe një prej tyre i ka shkruar “A të shikon Ledri si Donaldi Borën?”.

“Po aman tani mos na bëni të qajmë”, është pëgjigjur Sara.

Ndërkohë një tjetër i ka shkruar “Për këta që të pyesin të shikon Ledri si Donaldi…se kanë parë prankun kur i ke bërë Ledrit si të fliste”.

Sara: Më duket se jo pra po nuk ka gjë…

Bukuroshja ka vendosur dhe linkun e videos për t'u treguar të gjithëve se si e sheh Ledri: