Një javë më parë Antonia dhe Alvisa debatuan ashpër me njëra-tjetrën. Alvisa e përqeshi, ndërsa Antonia nuk duroi dhe u çua në këmbë e revoltuar.

Mbrëmjen e sotme në “Përputhen Prime”, Antonia tregoi e përlotur se për shkak të këtij gjesti ka disa ditë që nuk flet me familjen. Ajo i kërkoi falje publike Alvisës dhe tha se veprime të atilla nuk janë në natyrën e saj.

Antonia: Që kur kam bërë atë veprim, nuk flas me familjen sepse nuk e kanë parë kurrë Antonian në atë gjendje. Ndoshta është trysnia, kurrë nuk e kam parë veten të revoltuar aq shumë. I kërkoj ndjesë mamit se kam disa ditë pa folur. Familjen kam shumë vite pa e parë se jetojnë jashtë dhe të mos kontaktoj për disa ditë, është shumë.
Alvisa: Më vjen keq për familjen e Antonias dhe dua t'i them që ne ndonjëherë dalim nga vetja. Dikush ka ofenduar, dikush është çuar në këmbë dhe dikush ka thënë një fjalë më shumë.
Antonia: Nuk kam ardhur me asnjë qëllim të keq. Unë jap shumë dashuri dhe më pëlqejnë njerëzit. Jam ndjerë shumë keq ndaj doja t’i kërkoja falje publike Alvisës.




