Edi u rikthye sonte në “Përputhen Prime” dhe i shprehu pëlqimin Adës. Kjo e fundit e surprizoi me një video-mesazh emocionues nga e ëma e tij.

“Biri im i dashur, princi i mamit, ashtu siç të thërras gjithmonë, jam krenare për ty dhe në gabimet që i bën sepse je i ndjeshëm dhe i dashur, por di dhe të kërkosh falje kur gabon. Mami e di që sikur të njohin brendësinë tënde thellë, çdo vajzë do të adhuronte. Këtë surprizë të Adës e pranova me kënaqësi, sepse po ju përcjell çdo puntatë dhe e shoh emocionin që shfaqni kur buzëqeshni me njëri-tjetrin. Vazhdo siç je, gabo, dashuro dhe shijoje këtë eksperiencë. Mami, babi dhe Ediari të duan shumë”, shprehej mami i Edit.

Kjo surprizë e emocionoi shumë Edin, i cili u përlot. “Nuk e prisja kurrë”, tha ai.
View this post on Instagram




