Nga Shqipëria / E Shtunë 23 Tetor 2021, 22:10

1 ditë para 'H.O.T', Ermali dhe Ana surprizë në 'Klanifornia'

Teksa të gjithë po presin me padurim të dielën 24 tetor që shënon edhe nisjen e serialit "H.O.T", mbrëmjen e sotme producenti dhe aktori Ermal Mamaqi dhe aktorja Ana Lika janë shfaqur surprizë në "Klanifornia".

Dy aktorët kanë sjellë të qeshura me humorin e batutat. Ermali luante rolin e një regjisori që s'të paguan ndërsa Ana të aktores.

Në skeçin e tyre, Ermali dhe Ana shoqëroheshin nga Eglein Laknori.

Ndërkohë ata do t'i shohim sërish në ekran nesër në 20:00 në TV Klan.