Në puntatën e sotme të “Përputhen Prime”, Edi u rikthye në program me një deklaratë të fortë. Ai tha se ka pëlqim të vërtetë për Adën dhe sqaroi arsyen pse e refuzoi më herët në takim.

Edi tha se Ada kishte zgjedhje të parë Bashkimin dhe se ai nuk është opsion i dytë. Konkurrenti shtoi se pas disa takimesh mund të deklarohet për Adën dhe të dalin të dy nga programi.

Edi: Kam pëlqim të vërtetë për ty dhe arsyeja pse kam ardhur këtu je ti.
Ada: Duke qenë se je njëherë po, njëherë jo, njëherë ndoshta, duhet të di a do të kem besim tek ti?
Edi: E kam ndërruar mendjen komplet. Jam bërë tjetër Edi.
Ada: Do më japësh sigurinë?
Edi: Po. Të gjithë ditën të më kishe lënë kështu, do të të kisha parë.






