Pas disa ditësh mungesë, Hyseni u rikthye sonte në “Përputhen Prime”. Ai tregoi se si nisi debati i ashpër me Brunon që agravoi dhe në konflikt fizik.

Hyseni u shpreh se Bruno i ka përmendur gjestin human që ai bëri për Nikun, ndërsa Bruno e mohoi.

Pjesë nga biseda në studio:
Hyseni: Bruno tha që vetëm Mikela dhe Denzeli më kanë folur. Unë i hodha një batutë, pse e përqafove vetëm Mikelën, jo Denzelin. Tha e përqafova në prapa kamerave. I thashë unë pse Mikelën para kamerave? Bruno mu kthye dhe tha, se çfarë bën ti për kamera e dimë shumë mirë, kështu të lutem mos më bëj të flas më shumë. Bruno donte të thoshte se makinën dhuratë e bëre për kamera dhe për të rënë në sy, jo se deshe me zemër. Në atë moment mu errësuan sytë dhe nuk logjikoja me gjakftohtësi. Dhe tani që e kujtoj mërzitem shumë.
Bruno: Unë nuk e kam thënë, nuk ka shanc. Nikun e njoh që në fillim të programit. Për gjestin human e vlerësoj. Në ballafaqim i kam thënë je keqkuptuar. Çka më vjen mua rëndë është se edhe pas një kërkim falje që më bëre, vjen e thua që unë kam thënë atë gjë.
Hyseni: Të kam marrë në telefon të pimë kafe dhe të flasim si dy të rritur. Më the do të marr më vonë dhe nuk more.
Bruno: Isha me familjarë.
Hyseni: Nuk ke qenë gjithë ditën.
Bruno: Këtu jemi në një emision për dashurinë. Në momentin që më preket ai prind që më ka bërë kokën dhe shqetësohet aq shumë, mendoj për familjen. Pas Prime të kam kapur dhe kemi folur. Ti ke qenë në tension që në fillim më thanë djemtë.
Pas sqarimit, Hyseni u largua përfundimisht nga “Përputhen”.




