Nga Shqipëria / E Shtunë 23 Tetor 2021, 21:09

Rikthehet Elita Rudi, moderatorja zbulon kur do ta shohim në ekran

Moderatorja Elita Rudi është sonte e ftuar në “Përputhen Prime”, në pozicionin e opinionistes. Gjatë bisedës me Bora Zemanin, Elita ka treguar se është fanse e këtij programi dhe e shikon çdo puntatë.

Më tej moderatorja ka zbuluar dhe një lajm rreth vetes. Pas një kohe të gjatë shkëputjeje, Elita do t’i rikthehet shumë shpejt ekranit.

Ajo ka treguar se brenda 1-2 muajsh do e shohim në një projekt televiziv, për të cilin nuk ka dhënë më shumë detaje.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Faqja e vetme zyrtare (@perputhen_tch)