Nga Shqipëria / E Shtunë 23 Tetor 2021, 21:09

Bora dhe Donaldi emocionuan një Shqipëri të tërë, por a e patë reagimin e Atdheut?

Bora Zemani dhe Donald Veshaj u takuan mbrëmjen e djeshme në “Big Brother VIP”. Takimi i tyre nisi me një përqafim të gjatë, u shoqërua me shumë emocione dhe u mbyll me një puthje.

Ky moment është bërë viral kudo në rrjet dhe tema e ditës ka qenë padyshim “Bora dhe Donaldi”. Mes të tjerash, nuk ka munguar një reagim nga Atdhe Xharavina.

Atdheu i ka ironizuar me një video duke kërcyer në rrjete sociale, me mbishkrimin “Ah që mbaroi sezoni i dasmave!”. Më pas ish-konkurrenti është penduar dhe e ka fshirë videon.