Nga Shqipëria / E Shtunë 23 Tetor 2021, 20:08

‘Nuk të shoh si Donaldi Borën’, Fifi tregon fjalë për fjale çfarë i tha Graniti

Mbrëmjen e djeshme Graniti i tha Fifit se e shikon vetëm si motër dhe se mes tyre nuk mund të ndodhë asgjë. Fifi nuk e priti aspak mirë dhe kaloi në kriza paniku.

Ditën e sotme ajo është qetësuar dhe e ka diskutuar me Monikën, të cilës i ka treguar se Graniti nuk e ka parë kurrë si të dashur.

“Më tha që e kuptova që të shoh si shoqe, si motër kur pashë Borën dhe Donaldin. Më tha që nuk më sheh si Donaldi Borën. I thashë nëse nuk më ke parë, pse e bëre zemrën me lule dhe me qirinj për mua, por nuk m’u përgjigj”, është shprehur Fifi.