Nga Shqipëria / E Shtunë 23 Tetor 2021, 18:06

Tea konfirmon ndarjen nga partneri, por ka një sqarim të vogël për të gjithë

Përgjatë ditëve të fundit kudo në rrjet është përfolur se Tea Trifoni është ndarë nga i dashuri. Këtë e ka konfirmuar vetë Tea sot në emisionin “Goca dhe Gra”.

Megjithatë, ish-konkurrentja e “Përputhen” refuzon ta quajë ndarje, sepse shprehet se nuk kanë qenë të lidhur, por duke u njohur me njëri-tjetrin.

“Nuk u ndava se nuk isha kurrë e lidhur. Ju thashë që jam në njohje, gjithsesi kjo njohja është duke kaluar pengesa”, ka treguar Tea.