Nga Shqipëria / E Shtunë 23 Tetor 2021, 14:02

Lezhë/ 26-vjeçarja afgane plagos me thikë të dashurin

Një 26 vjeçare afgane ka plagosur me thikë bashkëjetuesin e saj. Ngjarja ka ndodhur sot në qytetin e Shëngjinit, në ambientet ku janë akomoduar shtetasit afganë, ku si pasojë e një konflikti të çastit, shtetasja afgane ka plagosur bashkëjetuesin e saj.

“Në Shëngjin Lezhë, në ambientet ku janë akomoduar shtetasit afganë,  si pasojë e një konflikti të çastit, shtetasja afgane Z.K., 26 vjeçe ka plagosur dyshohet me mjet prerës bashkëjetuesin e saj shtetasin M.K., 33 vjeç”, njofton policia.

I plagosuri është transportuar në spitalin Rajonal Lezhë, jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe nën drejtimin e Prokurorisë  së Rrethit Gjyqësor Lezhë, po punon për sqarimin e plotë të shkakut dhe rrethanave të ngjarjes.