Nga Shqipëria / E Shtunë 23 Tetor 2021, 00:12

Ish-konkurrentja e 'Love Story' në shtrat me Mozzikun

Së fundmi Mozzik dhe Noizy kanë publikuar bashkëpunimin e tyre të parë. Kënga quhet “Bonjour Madame” dhe shumë shpejt është kthyer në hit duke arritur mbi 1 milion shikime brenda 24 orësh.

Gjatë gjithë videoklipit bie në sy modelja krah Mozzikut, në skenat në shtrat me reperin.

Me siguri bukuroshja ju duket fytyrë e parë sepse nuk është hera e parë që del në ekran.

Ajo është Suela Karaj e cila ka marrë pjesë disa muaj më parë në programin e dashurisë, “Love Story”.