Nga Shqipëria / E Shtunë 23 Tetor 2021, 00:12

Arditi eliminohet nga 'Big Brother VIP', po i ndodh e papritura sapo del

Katër ishin të eleminuarit e kësaj jave, të cilët janë votuar nga publiku nëse duhet të qëndrojnë apo të lënë shtëpinë e "Big Brother Vip".

Ethet e garës sa vijnë edhe rriten dhe i eleminuari i dytë për këtë edicion është Arditi.

”Vëllai i Madh” ka vendosur që ndryshe nga çdo vit më parë t’i japë mundësinë disa prej banorëve për tu rikthyer në lojë në rast eleminimi.

Fati e deshi që Arditi të ishte përfituesi i kësaj mundësie. Ai rikthehet për të vijuar normalisht lojën.