Nga Shqipëria / E Premte 22 Tetor 2021, 23:11

Bora takon Donaldin në BBV dhe puthen

Bora Zemani ka hyrë brenda shtëpisë së "Big Brother Vip" për të shuar njëherë e mirë zërat që mes Donaldit dhe Semit ka vetëm një raport shoqëror.

Takimi i Borës dhe Donaldit nisi me një përqafim të gjatë dhe me një trendafil të dhuruar nga Donaldi.

"Si je…?", e pyeti Bora.

"Jam i turbullt", u përgjigj Donaldi.

Bora zgjodhi që t’i jepte pak forcë dhe motivim ish-partnerit të saj për të vazhduar me entuziasëm këtë rrugëtim.

Takimi i tyre u shoqërua me shumë emocion ndërsa publiku brohoriste për një puthje romantike. Donaldi iu bind kësaj kërkese duke i rrëmbyer Borës edhe puthjen e shumëpritur në buzë.