Nga Shqipëria / E Premte 22 Tetor 2021, 22:10

'Jam e prekur...', Bora flet në Big Brother VIP për marrëdhënien e Semit me Donaldin

Bora Zemani ishte e ftuar sot në "Big Brother VIP" për të ”shuar” gjithë zërat dhe akuzat e bëra së fundmi.

Bora tregoi se është e prekur për abuzimin dhe keqinterpretimet që media të ndryshme kanë bërë kundrejt marrëdhënies së Semit dhe Donaldit.

Ajo shtoi se ata të dy kanë pasur gjithnjë atë marrëdhënie mes njëri-tjetrit dhe se është e qetë dhe e sigurtë për gjithçka ka ndjekur gjatë këtyre ditëve brenda "Big Brother Vip’".

”Jam shumë e qetë për sjelljen e tyre, ata ashtu janë dhe jashtë. Më vjen mirë që Donaldi e ka mbështetur pasi Semi ka vërtetë nevojë”, tha Bora.