Inis Gjonin dhe Monika Lubonjën do t’i shohim në serialin “H.O.T” nga 24 tetori. Por mes dy aktoreve ka ndodhur një e papritur teksa xhironin e këtë e tregon vetë Inisi teksa flet për rolin e saj.

“Unë kam rolin e Alketës, e cila është drejtoresha e një kompanie reklamash. Ajo është një grua e fortë, e ftohtë, arrogante, intrigante, përllogaritëse dhe vërtitet sesi ta përvetësojë këtë kompani.

Ka patur disa momente gazmore, por ajo që kujtoj është një moment kur po xhironim me Monikën dhe kishim një dialog shumë dinamik dhe dramatik. Ishte një moment ku ajo do të më gjuante me shpullë dhe pasi provuam disa herë dhe hëngra disa shpulla, në të fundit fare më gjuajti aq fort sa iku dhe vëthi dhe koka ime”, tregoi Inisi.

Një tjetër skenë që Inisit i ka mbetur në mendje është ajo ku po xhironte me Amosin në një dhomë hoteli dhe nuk i pushonin të qeshurat kur shihte mimikën e fytyrës së tij.
View this post on Instagram
