Ashtu si vetë emri, në serialin “H.O.T” do të ketë edhe skena të nxehta, që siç treguan Ermali dhe Ana sot të ftuar tek “Rudina”, janë të përshtatshme për fashën orare që do të transmetohet.

Ermali tregoi se personazhi i tij do të ketë skena intime me Jonidën, e cila luan rolin e të fejuarës së tij në serial, me Klean, e cila është ish-e dashura dhe me Megin, të cilën e takon në dhomën e grimit gjatë xhirimeve të një reklame.

I pyetur nga Rudina, Ermali tregoi se ka qenë në siklet në xhirimin e këtyre skenave dhe shpeshherë situatat kanë kaluar me humor e me të papritura.

“H.O.T” do të nisë nga 24 tetori në ekranin e TV Klan në orën 20:00.





