Nga Shqipëria / E Premte 22 Tetor 2021, 18:06

Skena e nxehtë me Jonida Vokshin në serial, Ermal Mamaqi tregon ç'hoqën për ta xhiruar

Ermal Mamaqi dhe Ana Lika ishin të ftuar sot tek “Rudina” për të folur më shumë mbi serialin “H.O.T” dhe rolet e tyre. Ermali tregoi se do të ketë skena intime me disa nga vajzat e një prej tyre është e fejuara në serial, Jonida Vokshi.

Teksa në ekran u transmetua një pjesë ekskluzive nga seriali, Ermali tregoi se në këtë skenë ku Jonida i shkon e veshur me fustan nate dhe i hipën sipër teksa ndodhej në divan, kanë ndodhur shumë të papritura.

E para ishte një moment qesharak kur të dy kishin rënë nga divani, kurse e dyta ishte një moment i sikletshëm. Këtë skenë e kanë xhiruar 7 herë dhe në dublën e shtatë Ermalit i kishte ardhur në majë të hundës dhe e kishte kapur Jonidën duke e tërhequr nga vetja pa vetëdije duke i thënë ta heqin qafe. Në këtë moment kishin plasur të qeshurat dhe më në fund e kishin realizuar me sukses skenën.

“H.O.T” do të nisë nga 24 tetori në ekranin e TV Klan në orën 20:00.