Ermal Mamaqi dhe Ana Lika ishin të ftuar sot tek “Rudina” për të folur më shumë mbi serialin “H.O.T” dhe rolet e tyre. Ermali tregoi se do të ketë skena intime me disa nga vajzat e një prej tyre është e fejuara në serial, Jonida Vokshi.

Teksa në ekran u transmetua një pjesë ekskluzive nga seriali, Ermali tregoi se në këtë skenë ku Jonida i shkon e veshur me fustan nate dhe i hipën sipër teksa ndodhej në divan, kanë ndodhur shumë të papritura.

E para ishte një moment qesharak kur të dy kishin rënë nga divani, kurse e dyta ishte një moment i sikletshëm. Këtë skenë e kanë xhiruar 7 herë dhe në dublën e shtatë Ermalit i kishte ardhur në majë të hundës dhe e kishte kapur Jonidën duke e tërhequr nga vetja pa vetëdije duke i thënë ta heqin qafe. Në këtë moment kishin plasur të qeshurat dhe më në fund e kishin realizuar me sukses skenën.

“H.O.T” do të nisë nga 24 tetori në ekranin e TV Klan në orën 20:00.




