Nga Shqipëria / E Premte 22 Tetor 2021, 18:06

Skenat intime në serial/ Rudina e pyet a është xheloze Ami, ja si përgjigjet Ermali

Seriali “H.O.T” do të ketë përpos humorit, dramës, edhe skena të nxehta. Ermali është një ndër personazhet që do luajë këto skena me disa nga vajzat e serialit dhe i ftuar sot tek “Rudina” tregoi më shumë për xhirimet.

Në një moment Rudina e pyeti producentin e aktorin nëse Ami është xheloze për skenat intime që ai luan në serial dhe Ermali tregoi se në fakt është ai që ka më shumë siklet. Ndërsa Ami nuk është xheloze pasi gjatë xhirimeve të këtyre skenave ka 30 veta mbi kokë.

“S’ka lidhje pjesa xhelozisë se kemi 30 veta mbi kokë kur xhirojmë”, u përgjigj Ermali.

“H.O.T” do të nisë nga 24 tetori në ekranin e TV Klan në orën 20:00.