Komiteti Teknik i Ekspertëve ditën e sotme ka vendosur që masat shtrënguese për parandalimin e Covid-19, nuk do të ndryshojnë.
Sipas zv.ministres së Shëndetësisë, Mira Rakacolli pavarësisht se në vend ka një përkeqësim të shifrave me infektimet, nuk është para e nevojshme për të ndryshuar masat shtrënguese.
“Niveli i masave shtrënguese do mbetet i njëjtë. Komiteti tërheq vëmendjen tek zbatimi i masave dhe kështu nuk ka vend për shtrëngime të mëtejshme”, tha Mira Rakacolli.

