Nga Shqipëria / E Premte 22 Tetor 2021, 16:04

Ç'do bëhet me orën policore? Ekspertët vendosin: Ka pasur një përkeqësim të situatës...

Komiteti Teknik i Ekspertëve ditën e sotme ka vendosur që masat shtrënguese për parandalimin e Covid-19, nuk do të ndryshojnë. 

Sipas zv.ministres së Shëndetësisë, Mira Rakacolli pavarësisht se në vend ka një përkeqësim të shifrave me infektimet, nuk është para e nevojshme për të ndryshuar masat shtrënguese.

“Niveli i masave shtrënguese do mbetet i njëjtë. Komiteti tërheq vëmendjen tek zbatimi i masave dhe kështu nuk ka vend për shtrëngime të mëtejshme”, tha Mira Rakacolli.