Nga Shqipëria / E Premte 22 Tetor 2021, 16:04

Aktori i njohur shqiptar bën aksident automobilistik, anulohet shfaqja në 'Teatrin Kombëtar'

Aktori i Teatrit Kombëtar Lulzim Beja është përfshirë në një aksident automobilistik. Fatmirësisht ai është në gjendje të mirë shëndetësore, por e ka të pamundur të performojë në shfaqjen “Edmond”, e cila si rrjedhojë është anuluar.

Lajmin e ka bërë të ditur faqja zyrtare e “Teatrit Kombëtar”. "Të dashur miq të teatrit,  për shkak të një aksident automobilistik, i cili ka përfshirë aktorin e teatrit kombëtar z.lulzim zeqja njëkohësisht dhe protagonistin e shfaqjes “edmond”, ju njoftojmë se shfaqjet e ditës së sotme dhe datave 23-24-28-29-30-31 tetor 2021, janë anulluar. Fatmirësisht, z. zeqja është në gjendje të mirë shëndetësore, por e ka të pamundur të performojë në shfaqjen “edmond” në vazhdim. Duke ju kërkuar ndjesë e duke ju falenderuar për mirëkuptimin, teatri kombëtar do t’ju njoftojë në vazhdim se si do të proçedohet me rimbursimin e biletave”, shkruhet në njoftim.