Ditën e sotme është mbajtur mbledhja e Komitetit Teknik të Ekspertëve, ku është vendosur miratimi i dozës së tretë të vaksinës anti-Covid. Doza e tretë është miratuar për personat mbi 60-vjeç dhe duhet të bëhet 6 muaj pas dozës së dytë.
Po ashtu, Mira Rakacolli ka bërë të ditur se është ulur dhe fasha e grupmoshës së vaksinimit. Duke nisur nga data 1 Nëntor, fëmijët +16 mund të vaksinohen.
“Komiteti i Ekspertëve vendos që personat që janë mbi 60 vjeç të bëjnë dozën e tretë jo më herët se 6 muaj pas dozës së dytë. Që nga data 1 nëntor, fëmijët që janë 16 plus do ftohen për vaksinim", tha Rakacolli.
