Bora Zemani dhe Atdhe Xharavina janë përfolur prej kohësh për një lidhje dashurie. Këto aludime nuk kanë ndaluar, ndonëse vetë dyshja e kanë mohuar të kenë diçka mes tyre.

Së fundmi, Atdheu ishte i ftuar në emisionin “D-Night” me Dajana Shabanin, ku sqaroi një herë e mirë të vërtetën e kësaj historie.

Ai tha se mes tij dhe Borës nuk ka asgjë përpos respektit, madje as shoqëri. Atdheu tregoi se ka qenë ai që e ka hequr Borën nga Instagrami dhe veten nga Instagrami i saj, pikërisht për t’iu dhënë fund këtyre aludimeve.

"S’është as marrëdhënie miqësore, s’është se kemi krijuar shoqëri aty. Kam respekt, kur rastisim flasim. Si je, a je mirë? E vërteta është që e hoqa unë nga Instagrami, e hoqa dhe veten nga ajo, hoqa dhe atë për ti mbyll këto njëherë e mirë. Të flasin dhe 2-3 herë të mbyllet si muhabet. Me siguri është lodhur dhe ajo, por jam lodhur dhe unë", u shpreh ai.





