Nga Shqipëria / E Premte 22 Tetor 2021, 09:09

Pas shumë debatesh, Iliri puth dhe përqafon Semin

Një situatë e pakëndshme ndodhi mes Ilirit dhe Semit disa ditë më parë. Iliri ishte duke biseduar me Donaldin veçmas, ndërsa Semi insistoi për tu bërë pjesë e këtij diskutimi mes tyre. I gjithë ky debat u finalizua me një gjest nga ana e Semit, teksa i drejtoi Ilirit gishtin e mesit.

Iliri nuk e priti mirë këtë veprim, teksa e quajti këngëtaren të paedukatë dhe e paralajmëroi se nuk do ta harronte kurrë si veprim. "Iliri e ka tepruar disa herë me batutat kunddrejt meje dhe unë i kam marrë gjithnjë me shaka. Edhe gjesti im ishte totalisht me shaka", sqaroi Semi.

 

Pas shumë debatesh, gjërat mes tyre janë rregulluar. Dyshja i kanë sqaruar keqkuptimet dhe Iliri e ka përqafuar dhe puthur Semin në shenjë pajtimi.