Nga Shqipëria / E Premte 22 Tetor 2021, 09:09

Iva Tiço bën deklaratën e fortë: Semi ka qenë dikur e lidhur me ish-të dashurin e Borës

Ndonëse Semi dhe Donaldi janë shprehur të jenë vetëm miq, afrimiteti i tyre shihet ndryshe nga një pjesë e madhe e publikut. Kjo pasi Semi është shoqja e ngushtë e Bora Zemanit, ish-partnerja e Donaldit.

Në “Big Brother VIP Fan Club” është komentuar së fundmi raporti mes tyre, ku Iva Tiço ka thënë se në dijeni të saj, Semi është lidhur dhe më parë me një ish-të dashur të Borës.

“Mesa di unë si gazetare, në të shkuarën ato kanë patur diçka të tillë, se nuk dua të bëj thashetheme, por kanë pasur një histori në të kalurën, në adoleshencë, një trekëndësh të ngjashëm, shumë kohë më parë, kur Semi është lidhur me ish-in e Borës, në dijeninë time”, ka treguar ajo.

Kujtojmë se brenda shtëpisë Semi është shprehur se Bora dhe Donaldi vdesin për njëri-tjetrin, madje dhe vetë ky i fundit ka lënë të kuptohet se është ende i dashuruar pas moderatores.