Iliri ka treguar sot në BBV se i pëlqen që ta vendosë ndonjëherë në pozita të vështira bashkëshorten e tij për humor.

"Ishte Krishtëlindje, konsumuam peshk. Kur erdhëm afër fundit, unë hëngra sytë e peshkut dhe i mbajta në gojë. Më pas i kërkova bashkëshortes time një puthje dhe ia kalova syrin e peshkut në gojën e saj. Ajo u tmerrua dhe u neverit nga kjo, edhe sot e kësaj dite ma kujton", tha Iliri.

Balerini pranoi se këto skena janë të mjaft të shpeshta teksa rrëfeu dhe një tjetër moment.

"Kisha blerë ngjala të gjalla. Edhe i them bashkëshortes që të hapë qesen në frigorifer. Sapo e bëri këtë, ngjala kërceu nga frigoriferi, ishte tamam si një gjarpër i zi", tregoi balerini.


