Amos Zaharia është një tjetër aktor që do ta shohim në serialin “H.O.T”, nga 24 tetori. Sot Amos na ka zbuluar më shumë për rolin e tij, Aleksin dhe ka treguar se gjatë xhirimeve ka patur shumë situata gazmore.

Amosi veçoi nga skenat atë me Inis Gjonin, ku zbuloi se ata do të kenë një pjesë të nxehtë.

“Unë interpretoj rolin e Aleksit, është një djalë shumë ambicioz, që përpiqet në një mënyrë apo një tjetër që të fitojë kompaninë e të atit duke ia marrë në mënyrë të tërthortë. Gjatë filmit ka shumë moment gazmore dhe do ishte e padrejtë të tregoja vetëm një. Gjatë gjithë xhirimeve e kam ndjerë veten shumë mirë dhe ka pasur gjithmonë situata për të qeshur. Skena hot që kemi xhiruar me Inisin është gjithashtu shumë gazmore. Por nuk do ta zbuloj tani…", tha Amos.
View this post on Instagram
