Nga Shqipëria / E Enjte 21 Tetor 2021, 20:08

Erblini tregon ç’bënte gjatë xhirimeve të 'H.O.T' dhe Ermali nuk di gjë fare

Vetëm dy ditë na ndajnë nga nisja e serialit “H.O.T”, që të gjithë e kemi pritur me padurim e që do na mbledhë para ekranit të dielave mbrëma.

Aktorët dita ditës na kanë zbuluar shumë për rolet e tyre dhe rradhën sot e ka patur Erblin Bajko.

Erblini ka treguar se në “H.O.T”, luan rolin e shpëtimit dhe gjithashtu ka zbuluar një nga momentet më gazmore që mban mend nga xhirimet.

“Personazhi im është roli i Shpëtimit dhe që nga vetë emri, ai shpëton dikë, diçka, nuk po jua them, po e lë ta ndiqni. Kemi qeshur gjithë kohës, por do të veçoj një moment nga xhirimet. Kur hanim drekën të gjithë si staf, pjata ime ishte ngjitur me pjatën e Ermalit dhe teksa ai fliste gjatë gjithë kohës në telefon, unë i haja mishin”, tregon Erblini.

“H.O.T” do të nisë në 24 tetor, ora 20:00 në TV Klan.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Ermal Mamaqi (@ermalmamaqiofficial)