Militantët talebanë dyshohet se i kanë prerë kokën 18-vjeçarjes Mahjabin Hakimi, pjesë e ekipit kombëtar të volejbollit për vajza të reja.
Lajmin e ka dhënë trajnerja e 18-vjeçares, Suraya Afzali. Sipas deklaratës së saj, vajza është masakruar që në fillim të muajit Tetor.
“Vdekja e tmerrshme u bë publike vetëm kohët e fundit, sepse talebanët kërcënuan familjen e vajzës që të mos i tregonin askujt”, ka treguar trajnerja.
Ajo ka vendosur të flasë, pasi fotot e kokës së prerë të 18-vjeçares kanë qarkulluar kudo në rrjete sociale.
“Të gjithë lojtaret e ekipit të volejbollit janë në një situatë shumë të keqe dhe dëshpëruese. Të gjithë janë detyruar të ikin dhe të jetojnë në vende të panjohura", ka shtuar Afzali.
Burimi: "The Sun"
