Nga Shqipëria / E Enjte 21 Tetor 2021, 10:10

Beniada nuk përmbahet, puth dhe lëpin Ilirin para kamerave

Prova javore në “Big Brother VIP” konsiston në mbajtjen veshur të një bluze të përbashkët. Banorët janë ndarë në çifte dhe një prej tyre është Beniada dhe Iliri.

Teksa kjo e fundit ka folur italisht, Iliri i është kthyer “Na çmende me këtë italishten m’u në vrimë të veshit”. Ndërkohë Beniada e ka puthur në faqe dhe më pas e ka lëpirë.

Ky gjest është pasuar me shumë të qeshura nga dyshja dhe nga banorët e tjerë të shtëpisë. “Çpo ndodh mes Beniadës dhe Ilirit?”, ka pyetur Fifi.

“Histori fallco”, është përgjigjur Iliri duke qeshur.