Vetëm 3 ditë na ndajnë nga 24 tetori, dita kur në televizionin Klan do të nisë transmetimi i serialit “H.O.T”. Ky serial është pritur me padurim dhe pak para nisjes së tij, aktorët po na zbulojnë më shumë, që nga skenat deri tek xhirimet e momentet për të qeshur.

Sot e ka patur rradhën Irgen Çela, i njohur si Xhoda, i cili në serial do luajë rolin e Gentit.

Aktori zbulon më shumë për rolin e tij dhe tregon një nga momentet më të sikletshme e gazmore që i ka ndodhur gjatë xhirimeve.

“Personazhi im në serial quhet Genti, është shoku i ngushtë i Danit. Ne punojmë në një agjenci reklamash. Ndryshe nga Dani që është më i pjekur, Genti duket pak i ngecur në adoleshencën e tij dhe e reflekton edhe në sjellje. Dashurohet marrëzisht me Lorin që e luan Ana Lika dhe që Ana është më e mira. O kemi bërë gallatë te ky seriali, o s’kemi bërë ndonjëherë. Ka pasur shumë momente gazmore sepse kemi bërë gallatë gjithë kohës. Një nga momentet më gazmore ka qenë kur unë prisha një dubël. Ishte skena e restorantit ku ishin të gjithë personazhet, por unë nuk isha. Doja të futesha brenda në restorant dhe pyes asistentin që a të futem apo jo. Ai ma bëri me dorë dhe unë mendova se më tha të futesha. Unë u futa dhe ishte një moment shumë i sikletshëm se ata po xhironin dhe kthyen të gjithë kokën nga unë. Duket sikur ishte pjesë e serialit, jo sikur ishte diçka e bërë nga budallalliku”, shprehet Xhoda.
View this post on Instagram
