Nga Shqipëria / E Mërkurë 20 Tetor 2021, 15:03

Bjordi Mezini tregon tekat e aktorëve gjatë xhirimeve të serialit ‘H.O.T’

Regjisori i serialit “H.O.T” (Humans of Tirana), Bjordi Mezini ishte së fundmi i ftuar në emisionin “Natën me Aulonën”, ku zbuloi të pathëna rreth këtij projekti.

I pyetur nëse aktorët kanë pasur teka gjatë xhirimeve, Bjordi tha se ato janë treguar shumë të përkushtuar, me teka minimaliste. Këto teka kanë qenë lidhur me orarin, veshjen apo grimin.

“Gjëja për të cilën jam më së shumti krenar për këtë serial, që e tregoj pa pikë rezerve dhe nuk kam frikë të tregohem jo modest, janë aktorët. Kam pasur shumë fat me këto aktorë, kanë qenë jo vetëm të gjithë profesionistë…kam 14-15 aktorë kryesorë që janë të gjithë emra…nuk ke klas B, klas C, janë të gjithë klas A. Më kanë ndihmuar shumë, kanë qenë shumë të përkushtuar. Të gjithë kishin metodën e tyre, nuk e di…tani, teka…kanë të gjithë. Dikush kishte teka për orarin, ndonjë vajzë kishte teka për veshjen ose për make up-in. Asgjë e rëndë. Të gjithë shumë të mirë”, u shpreh ai.

Kujtojmë se "H.O.T" do të transmetohet me datë 24 Tetor në ekranin e TV Klan. Seriali ka si producentë Ermalin dhe Dritan Huqin, ndërsa si autorë Klaudia Brahimajn dhe Bjord Mezinin. “H.O.T” ka bërë bashkë emra shumë të njohur për publikun si Jonida Vokshi, Ermal Mamaqi, Irgen Çela, Megi Pojani, Klea Huta, Inis Gjoni, Kastriot Çaushi, Ana Lika, Gëzim Rudi, Amos Zaharia, Erblin Bajko dhe Monika Lubonja.