Vetëm pak ditë na ndajnë nga nisja e serialit “H.O.T” dhe dita ditës aktorët po na zbulojnë më shumë për rolin e tyre. Këtë herë e ka pasur rradhën Ana Lika, e cila pa modesti shprehet se personazhi i saj është më i bukuri i serialit.

Ana ka zbuluar rolin që do të luajë dhe një nga momentet që e ka bërë më shumë për të qeshur.

“Unë jam Lori, shoqja e Amandës, që e luan Jonida Vokshi. Personazhi im është personazhi më i bukur që ka seriali, pa dashur të jem modeste. Është një vajzë që nuk ka shumë qejf të punojë, ka qejf që lekët t’i vijnë nga qielli, do të kapë një burrë me lekë, por nuk i del gjë. Por është një personazh shumë i bukur dhe publikut do i pëlqejë. Pjesa më për të qeshur, që tani më duket kështu, se kur më ndodhi isha gjithë nerva, ishte kur xhirohej një skenë 5-6 dubla, me një veshje, me një grim komplet ndryshe dhe pas 6 dublash më thonë që ajo skena ishte vazhdimësi i një skene më përpara. Dhe unë duhet të ndërrohesha dhe një herë nga fillimi, të krihja flokët nga fillimi, të lyhesha siç isha te skena më përpara dhe në ato momente isha gati t’i përplasja të gjithë kokë më kokë, por tani më duket shumë për të qeshur”, tregoi Ana.
View this post on Instagram




