Sot Lori Hoxha feston ditëlindjen dhe e ka pritur këtë ditë speciale me një festë me njerëzit më të afërt, nga e cila kanë postuar ajo e Sara.

Përpos një fotoje ku tregon buqetat me lule e tortat që Lori ka marrë dhuratë, Sara ka bërë dhe një dedikim emocionues.

“Përgjatë viteve të kam parë të bëhesh njeriu që gjithmonë kam uruar të jesh. Një njeri i sigurt në hapat që hedh, që s’ka nevojë për askënd që t’i tregojë rrugën, që e di mirë sesa i pastër është shpirti i saj dhe që bën gjithçka që ta mbajë të tillë. Sot ti je gruaja që mund të sundosh gjithë botën. Dhe kur vjen puna tek ne të dyja, do të jetë gjithmonë kështu, ti mban dorën time dhe unë tënden”, shkruan Sara.

Në ditën e saj, Lori kishte zgjedhur të vishej me një fustan me dy ngjyra, rozë e të verdhë.

Edhe Sara gjithashtu postoi një foto nga look-u i saj elegant për ditëlindjen e të motrës.



