Ylli Limani është padyshim një ndër këngëtarët më të pëlqyer nga publiku, e sidomos nga vajzat. Megjithatë, ai ka dhe ndjekës që nuk e pëlqejnë dhe nuk hezitojnë t’ia shprehin në komente.

Së fundmi, Ylli ka publikuar disa foto në rrjete sociale dhe një ndjekës i ka shkruar “Shumë i bajatshëm je”. Ky koment i ka rënë në sy këngëtarit, i cili nga përgjigjja që i ka kthyer duket se e ka marrë me shumë sportivitet.

“100%”, ka replikuar Ylli.





