Robert Berisha dhe Nora Istrefi kanë ruajtur një marrëdhënie shumë të mirë me njëri-tjetrin edhe pas ndarjes, aq sa Roberti nuk do e kishte aspak problem t’i këndonte ish-bashkëshortes në dasmë.

Këtë e ka deklaruar vetë ai, teksa ishte i ftuar në emisionin “Goca dhe Gra”.
“Ne jemi shokë shumë të mirë dhe jo vetëm për shkak të gocës. Unë i dëshiroj suksese asaj në të ardhmen dhe nëse vjen puna, nëse më fton unë do i këndoj në dasmë, veç ajo të jetë e lumtur”, u shpreh Roberti.

Përsa i përket jetës private, këngëtari tha se aktualisht është beqar dhe i fokusuar te puna.




