Nga Shqipëria / E Hënë 18 Tetor 2021, 09:09

‘Tezja mezi po e pret’, Luana tregon fotot më të ëmbla nga shtatzënia e Marinës

Siç tashmë dihet, Marina Vjollca është në pritje për t’u bërë nënë për herë të parë. Ky lajm ka gëzuar fansat, miqtë e sidomos familjarët.

Së fundmi, Luana ka ndarë me ndjekësit fotot më të ëmbla. Ajo shihet pranë Marinës, teksa i ka vendosur dorën te barku i rrumbullakosur.

“Mezi pres të të takoj”, ka shkruar moderatorja krahas fotove.

Ndërkohë në një video në Instastory ajo ka shkruar:

“Marina, gjysma ime pafund e lumtur për ty! Tezja vogël mezi po e pret!”