Nga Shqipëria / E Diel 17 Tetor 2021, 19:07

U përfolën për një lidhje dashurie, Bora dhe Atdheu marrin këtë vendim

Bora Zemani dhe Atdhe Xharavina janë përfolur prej kohësh për një lidhje dashurie. Këto aludime nuk kanë ndaluar, ndonëse vetë dyshja e kanë mohuar të kenë diçka mes tyre.

Duket se Bora dhe Atdheu janë lodhur nga thashethemet dhe kanë vendosur të mos ndiqen më në rrjete sociale.

Nuk dihet nëse raporti i tyre është ftohur, apo kjo është një mënyrë e dyshes për t’iu dhënë fund një herë e mirë fjalëve për një lidhje.