Nga Shqipëria / E Diel 17 Tetor 2021, 16:04

'Ti je askushi', Paloma zihet me Kledin, ai ankohet te banorët: E tregoi fytyrën

Pastrimi i shtëpisë ka nxitur shumë debat me banorët në "Big Brother VIP". Kledi ka ironizuar Palomën për faktin se ajo nuk ka kontribuar për të sistemuar dhe pastruar shtëpinë.

Ndërsa Paloma iu kthye Kledit duke i thënë se nuk ka kompetenca për të dhënë urdhëra dhe aq më tepër të etiketojë banorët lidhur me faktin nëse bëjnë apo jo pastrim të shtëpisë.

"Mos mu drejto mua fare, unë sa kam pasur mundësi kam pastruar. Ti nuk je askushi të mbash listë këtu. Nuk më urdhëron dot", i tha Paloma.

E gjithë kjo situatë e bëri Kledin të ndihet keq dhe e komentoi edhe me banorët e tjerë.

"Ajo fytyrën e vetë tregoi. Nivelin e saj tregoi. Ne jemi mësuar me reagimet e saj", tha Kledi.