Nga Shqipëria / E Diel 17 Tetor 2021, 16:04

'E dua shumë Romeon', pasi konfirmoi lidhjen, Aleksia Peleshi bën veprimin e papritur

Ditën e djeshme Aleksia Peleshi pranoi më në fund lidhjen me Romeo Veshajn. E ftuar në emisionin “Glamour Zone”, ajo tha se e do shumë Romeon.

“E vërteta është që Romeon e dua shumë. E dua me të gjithë forcën që kam për të dashur dikë. Ai është një nga ata njerëz, që në lutjet e mia në fund të ditës, falenderoj Zotin që është në jetën time. E dua sepse më kujton babain tim, dhe për mua ai është njeriu më i mirë në botë”, u shpreh Aleksia.

Pas deklaratës së saj, Aleksia është zhdukur nga rrjetet sociale. Ajo ka mbyllur llogarinë e saj në Instagram, ku numëronte goxha ndjekës.