Shqipja ka shprehur revoltë disa herë dhe ka dal shumë herë nëpër intervista të flasi rreth borxhit të Mevlanit, gjë për të cilën Mevlani kurrë nuk reagoi vetëm para pak kohësh.

I ftuar te “Glamour Zone” ai u pyet për borxhin ndaj Shqipes dhe tha:
“Unë eci me këtë parim: ndodhi edhe kam fakte. Këtë gjë e dimë unë, Zoti dhe Shqipja. Nuk kam reaguar në rrjete sociale sepse më është dukur shumë fëmijënore.
“Për ta mbyllur si temë, inati i Shqipes është që kur u pyeta në program, unë thashë që Shqipja më ka kërkuar të jetë në videoklip. Ajo se përtypi dot se po të kisha thënë që unë e ftova, kjo temë s’do ekzistonte. Edhe nëse i do hajde, veç mos fol më", shtoi Mevlani.

Shqipja e ftuar së fundmi te "Shqipëria Live" dhe "Ftesë në 5" foli përsëri rreth borxhit dhe se Mevlani ka bërë si “hallexhi” prandaj nuk ja ka dhënë lekët.

Pas këtyre deklaratave Mevlani ka bërë veprimin e papritur duke i dërguar asaj me zarf lekët live në emision te "Shqipëria Live".
Shqipja u pre nga ky gjest, grisi zarfin dhe tha se nuk pranon lekët nga njerëz fallco.
View this post on Instagram
