Nga Shqipëria / E Diel 17 Tetor 2021, 14:02

'I love Tropoja' dhe '2 Gisht mjaltë' falas për të gjithë, ja në cilin televizion do t'i ndiqni

Ermal Mamaqi i ftuar sot në “Jo vetëm modë” na zbuloi plot surpriza që do të sjellë në ekran, përpos serialit që mezi po e presim. “H.O.T” do të transmetohet nga 24 tetori në ekranin e TV Klan për 10 javë dhe pas tij ka një tjetër surprizë.

Në fundvit do të transmetohen në TV Klan dy filmat “2 gisht mjaltë”, “I love Tropoja” dhe dokumentari “Making of I love Tropoja”.

Ndërkohë Ermali zbuloi se “H.O.T” do të ketë edhe dy sezone të tjerë sepse fati i personazheve nuk dihet ende.

Dhe nuk mbaron me kaq sepse ndërkohë producenti ka edhe 2 filma të tjerë, por po pret hapjen e kinemave me kapacitet të plotë për të nisur nga puna.