Ermal Mamaqi ishte i ftuar sot në një intervistë në “Jo vetëm modë”, ku zbuloi më shumë për serialin që të gjithë po presim me padurim të nisë në datë 24 tetor në ekranin e TV Klan. Ermali rrëfeu sesi nisi puna e këtij seriali duke treguar se fillimisht ka qenë ideja e Bjordi Mezinit, por më pas u transformua ndjeshëm nga skenaristja Klaudia Brahimaj, me ngjarje e personazhe të reja.

Ndër të tjera Ermali tregoi se Bjordi kishte menduar titullin “Kapiten Dinamo”, për serialin, titull të cilin nuk e kishte pëlqyer dhe bashkë me Klaudian gjetën titullin kaq të nxehtë “H.O.T”.

“H.O.T” ka qenë një ide e Bjordit. “Kapiten Dinamo” quhej në fillim dhe më pas Klaudia Brahimaj që është skenaristja personale e imja e ndryshoi ndjeshëm duke futur personazhe të reja, ngjarje të reja dhe gjeti dhe titullin “H.O.T” që Bjordi nuk e pëlqeu në fillim. “H.O.T” është një dramedy, pra dramë dhe komedi bashkë, në disa momente bëhet shumë prekëse, në disa momente shumë funny”, tregoi Ermali.





