Nga Shqipëria / E Diel 17 Tetor 2021, 01:01

Tragjedia në Kavajë, media ruse publikon fotot e dy viktimave: 31 vjeçarja do martohej pas pushimeve

Mediat ruse kanë publikuar fotot e dy prej viktimave që ndërruan jetë në një hotel në Qerret të Kavajës, nënë e bijë Nataliia Burenkova, 58 vjeçe dhe Ekaterina Burenkova 31 vjeçe. Shtypi rus shkruan se e 58-vjeçarja vuante nga kanceri dhe për këtë arsye nuk është futur në saunë.

Në momentin kur u gjetën të vdekur ata ishin të veshur me veshje të përshtatshme për saunën, por nuk është e qartë nëse u futën aty. Ndërsa të afërmit e viktimave kanë deklaruar se asnjëri prej tyre nuk konsumonte alkool ose lëndë narkotike. Shkaku i vërtetë i vdekjes pritet të përcaktohet pas rezultateve të autopsisë.

31 vjeçarja dhe i fejuari i saj, i cili po ashtu u gjet i vdekur, do të martoheshin pas pushimeve që çifti kishte nisur prej disa ditësh me prindërit e të resë.

Viktimat janë Natalia Burenkova, 58 vjeçe, Sergei Burenkov, 60 vjeç, Nikita Belousov, 37 vjeç dhe Ekaterina Burenkova 31 vjeçe.