Nga Shqipëria / E Shtunë 16 Tetor 2021, 23:11

Momenti emocionues/ Hyseni i dhuron 'live' makinën Nikut

Ditën e djeshme Niku tregoi historinë e dhimbshme të jetës së tij. Vite më parë ai kishte bërë një aksident të rëndë, nga i cili kishte humbur këmbën.

Sot ai ka një protezë dhe Hyseni i dhuroi një makinë për t’i lehtësuar transportin. “Me aq sa kam mundësitë e mia personale dua ta ndihmoj. Shpesh kur mbaron emisioni e marr dhe e shoqëroj për shtëpi se Niku nuk ka makinë dhe kisha dëshirë shumë të madhe që Nikut nga dita e sotme t’i bëj dhuratë një nga makinat e mia që ta këtë për produksionin dhe për punët e tij personale. Zoti e ka parë që Niku është një njeri kaq zemërmirë, kaq zemërbardhë dhe mendoj është arsyeja kryesore pse ai ka shpëtuar në atë aksident”, tha Hyseni.

Mbrëmjen e sotme në “Përputhen Prime” u transmetua momenti kur Niku mori makinën, një moment emocionues për të gjithë.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Faqja e vetme zyrtare (@perputhen_tch)