Nga Shqipëria / E Shtunë 16 Tetor 2021, 22:10

Fatma i kthehet Mikelës: Kërkoji falje Jurgenit që i gjuajte, Arjani hidhet kundër

Mikela dhe Jurgeni janë përballur sot në "Përputhen Prime" pas sherrit që degradoi në ofendime pak ditë më parë. "E shet veten për 5 mijë lekë", i tha Jurgeni Mikelës, debat i cili vazhdoi jashtë studios, ku Mikela qëlloi me shuplakë konkurrentin.

Sot në "Përputhen Prime", opinionistja e kësaj jave, Fatma Haxhialiu fillimisht iu drejtua Jurgenit duke i thënë se ofendimi i tij nuk ka asnjë justifikim dhe se duhet të kërkonte falje publikisht.

Këtë kërkim falje, Fatma e kërkoi edhe nga Mikela duke u shprehur se ajo nuk kishte të drejtë t'i gjuante Jurgenit përndryshe dhe ai do kishte të drejtë ta bënte atë gjë.

Pikërisht këtu Arjani e kundërshtoi Fatmën duke u shprehur se Jurgeni nuk e ka aspak të drejtën. Sherri u shuajt nga Mikela, e cila i kërkoi falje Jurgenit dhe ky i fundit gjithashtu, edhe pse falja e tij nuk u pranua nga konkurrentja.