Nga Shqipëria / E Shtunë 16 Tetor 2021, 22:10

'Nuk do dilja kurrë me një djalë si ti', Fatma Haxhialiu bën për një lek Jurgenin

"Ti je një ndër ato femra që shet veten për 5 mijë lekë!" Kjo deklaratë ofenduese e Jurgenit ndaj Mikelës i ka shokuar të gjithë dhe mbrëmjen e sotme është diskutuar gjerë e gjatë në "Përputhen Prime".

Opinionistja e "Prime", Fatma Haxhialiu u shpreh e zhgënjyer nga Jurgeni, për të cilin tha se ka pasur pritshmëri të tjera. Ajo tha se po të ishte një ndër vajzat e emisionit nuk do të dilte kurrë me të.

“Më vjen shumë keq sepse nga ty kisha pritshmëri të tjerë. Një djalë në mungesë të argumentit përdorin pazare të tilla dhe i thonë vazjës për të cilën kanë ardhur “ti shkon për 5 mijë lekë”, të isha si ato gocat aty do ishte si alarm i kuq dhe nuk do e mendoja kurrë të dilja me një djalë si ty. Nëse do kishte vijuar diskutimin, është njësoj si të të thoshte Mikela je impotent”, i tha Fatma.

Nga ana tjetër Jurgeni u justifikua duke thënë se deklarata e tij është marrë në konotacion të gabuar.

 “Duke qenë se djemtë e vajzat dalin jashtë programit, e kam thënë shitesh për 5 mijë lekë se bëhet pjesë e grupeve. I kërkoj ndjesë familjes së Mikelës", tha ai.