Nga Shqipëria / E Shtunë 16 Tetor 2021, 20:08

'Pse ke bërë operacione plastike në fytyrë?', Selvija i mbyll gojën ndjekëses

Bashkëshortja e Shpat Kasapit, Selvija është shumë aktive në rrjete sociale, ku së fundmi ka zhvilluar një bisedë virtuale me ndjekësit.

Një prej tyre e ka akuzuar për operacione plastike në fytyrë.
“Pse ke bërë operacione në fytyrë?”, i ka shkruar ajo.

Selvija e ka mohuar duke i thënë: 

“Gëzohem që mendon se kam bërë operacione, hahahaha. Po edhe nëse do bëja, s’kam pse të të jap ty llogari”.

Ndërkohë, një tjetër i ka shkruar: “A i ke buzët e bëra?”. 

Selvija: Jo zemër, s’kam asgjë të bërë, sidomos tani në shtatzëni që është e ndaluar. Por që i kam qejf t’i bëj, ndoshta pas shtatzënisë, pak për korrektim.